Për shumë nga ne e ecura më e gjatë është nga dera e punës te makina, nga makina tek hyrja e shtëpisë, apo bari ku sërish shkojmë për t’u ulur. Por ecja është thelbësore për shëndetin. Për shëndetin fizik dhe atë mendor.
Ecje e vetëdijshme do të thotë të jesh i përgjegjshëm, në kontroll dhe në dijeni të plotë të hapave që hedh dhe të frymëmarrjes, gjithashtu. Të jesh i përqendruar, të ndjesh e të kuptosh lëvizjet e trupit tënd teksa e bën, këmbët që prekin tokën dhe ngrihen prej saj, përcjell Fol Drejt.
Përfitimet:
• Redukton rrezikun për sëmundjet koronare
• Rregullon tensionin e gjakut
• Rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe të triglicerideve
• Ndihmon në ruajtjen e peshës trupore
• Ul rrezikun për obezitet
• Redukton rrezikun për osteoporozë
• Redukton rrezikun për kancer të gjirit dhe kolonës
• Redukton rrezikun për shfaqje të diabetit të tipit të dytë.
• Përmirëson gjendjen emocionale
• Redukton stresin
• Ndihmon në parandalimin e rrëzimeve në pleqëri
• Ndihmon për artritin/FolDrejt/