Jeffrey Hovenier u ka dhënë fund spekulimeve rreth asaj nëse Kryeministri Albin Kurti, shkoi apo nuk shkoi në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas Ambasadorit të ShBA-ve në Kosovë, objekti i Zyrës Ekzekutive të Eisenhower, ku ndodhi takimi Kurti-Sullivan, është pjesë e Shtëpisë së Bardhë dhe se aty mbahen takime të nivelit të lartë.
“U befasova kur pashë disa raportime të pasakta dhe çorientuese në mediat lokale në lidhje me vendndodhjen e takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Biden, Jake Sullivan. Ndërtesa e Zyrës Ekzekutive të Eisenhower është pjesë e Shtëpisë së Bardhë. Takimet komplekse dhe të nivelit të lartë, duke përfshirë Presidentin, Zëvendëspresidentin dhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare, mbahen rregullisht atje”, ka shkruar Hovenier në llogarinë e tij në Twitter.
(1/3) I was surprised to see several inaccurate & misleading stories in local press regarding the location of Prime Minister @albinkurti’s cabinet-level meeting with @POTUS Biden’s National Security Advisor @JakeSullivan46. pic.twitter.com/wcL75xf54d
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 31, 2022
Sipas tij nuk ka asnjë diskutim që Kurti ishte për vizitë edhe në Shtëpinë e Bardhë./FolDrejt/