Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e rizgjedhur të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Sipas njoftimit nga Kremlini, Putin në bisedë ka përgëzuar Vuçiçin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në takim u riafirmua prirja reciproke për të zhvilluar më tej partneritetin strategjik Rusi-Serbi dhe për të forcuar lidhjet tregtare dhe ekonomike, përfshirë edhe sektorin e energjisë, ndërsa janë trajtuar edhe zhvillimet aktuale ndërkombëtare, përfshirë gjendja në Kosovë.
Putin gjithashtu ka informuar Vuçiçin i cili e ka pyetur atë për negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë.