Edhe sot janë publikuar çmimet tavan për derivate nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Sipas çmimores, mund të shihet se çmimi nuk ka lëvizur prej ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.60 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.33 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.76 € për litër” thuhet në njoftim.
Çmimet e lartcekura vlejnë për ditën e sotme prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit./FolDrejt/