Shpesh njerëzit pyesin nëse është e vërtetë shprehja “një mendje e shëndetshme në një trup të shëndetshëm”.
Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, shkencëtarët kanë studiuar lidhjen midis shëndetit mendor dhe atij fizik.
Ata studiuan pikërisht lidhjen midis depresionit dhe sëmundjeve të zemrës, transmeton Fol Drejt.
Për shkencëtarët ishte e rëndësishme të zbulohej nëse faktorët e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, mund të ndikojnë edhe tek shfaqja e depresionit.
Çfarë treguan studimet
Hulumtuesit u fokusuan te njerëzit me sindromën metabolike, për të eksploruar lidhjen midis faktorëve të rrezikut kardiovaskular dhe depresionit tek njerëzit e moshës 55-75 vjeç.
Sindroma metabolike është një grup shqetësimesh që ndodhin së bashku, ku përfshihet presioni i lartë i gjakut, sheqerin i lartë në gjak, yndyrën e tepërt të rreth belit dhe kolesterolin i lartë.
Faktorë që rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe të diabetit të tipit 2.
Nga të gjitha provat e kryera, çuditërisht nuk u gjet asnjë lidhje domethënëse.
Pra, në përgjithësi, pjesëmarrësit me një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës nuk kishin shumë gjasa të kishin ose të zhvillonin depresion.
Por kur hulumtuesit analizuan të dhënat sipas gjinisë, ata zbuluan se gratë që ishin të ekspozuara ndaj faktorëve të rrezikut për sëmundje kardiovaksulare, ishin më të rrezikuara për tu prekur nga depresioni.
Megjithatë, ishte e vështirë të interpretoheshin saktë gjetjet e këtij studimi, për shkak të rezultateve të ndryshme.
Por nga hulumtimet e mëparshme, ka rezultuar se gratë me sëmundje të zemrës, kanë nivele më të larta të depresionit sesa burrat me po të njëjtat sëmundje.
Është vërtetuar gjithashtu, se në përgjithësi gratë përjetojnë një shkallë më të lartë të depresionit sesa burrat.
Pra, gjetja se mund të ketë një lidhje midis rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe depresionit, duket se përputhet me këto tendenca.
Pse mund të keni një lidhje midis depresioni dhe sëmundjeve të zemrës?
Disa faktorë si inflamacioni, dëmtimi i enëve të gjaut, ndryshime në aktivitetin nervor, që janë të njëjtë si për depresionin ashtu edhe për rrezikun e sëmundjeve të zemrës, mund të jenë një lidhje e mundshsme.
Gjithashtu, stili i jetesës dhe mënyra e të ushqyerit, mund të jenë një tjetër faktor që lidh këto sëmundje.
Shumë studime sugjerojnë se stërvitja e rregullt, heqja dorë nga duhani e alkooli, dhe të ushqyerit shëndetshëm, mund të shërbejnë si trajtime për depresionin dhe për ata që rrezikohen nga sëmundjet e zemrës./FolDrejt/