Qershitë janë shumë të mira për verën sepse hidratojnë trupin dhe e freskojnë atë. Ky frut i shijshëm na ngop lehtësisht, ul oreksin dhe nuk përmban yndyrë.
Ndonëse përmbajnë një sasi të konsiderueshme sheqeri (9 g/100 g), qershitë kanë një indeks të ulët glicemik, domethënë janë një frut që ngre pak sheqerin në gjak, ndaj diabetikët dhe ata që duhet të humbin peshë i tolerojnë mirë.
A ju trashin qershitë?
Jo, qershitë nuk janë nga gjërat që trashin. Me vetëm 38 kcal për 100 g, ato janë fruti i duhur për ata që kanë nevojë të humbin peshë. Prandaj, ato janë ndër frutat me pak kalori të disponueshme, por janë të pasura me mikroelemente.
Por është gjithmonë mirë që të mos i hani në sasi të mëdha, por t’i konsumoni me moderim si pjesë e një diete të ekuilibruar.
Ato përmbajnë gjithashtu shumë ujë, kështu që ndihmojnë jo vetëm në hidratim, por për shkak të fibrave dietike rrisin edhe ndjenjën e ngopjes, duke ndihmuar në frenimin e oreksit.
Për këtë arsye, ato janë veçanërisht të mira nëse ndiqni një dietë me kalori të ulët.
Janë të duhura edhe për ata që merren me sport, për të rikthyer lëngjet e humbura gjatë aktivitetit fizik dhe për të rimbushur kripërat minerale, veçanërisht kaliumin.
Në fakt, një pjesë e qershive përmban rreth 10 për qind të kërkesës ditore për këtë mineral, ndaj janë shumë të dobishme për përmirësimin e aktivitetit të muskujve.
Janë të duhura për mëngjes ose si meze, ose për të kënaqur dëshirën për ëmbëlsirë pas darkës.
Gjegjësisht, qershitë janë një rostiçeri e shkëlqyer në mbrëmje, para se të flini, falë përmbajtjes së melatoninës, e cila favorizon një pushim të mirë gjatë natës.
Edhe bishtat e qershive kanë veti të dobishme.
Nëse i thani, ato janë të dobishme për përgatitjen e çajrave të shkëlqyer kullues bimor sepse kanë një efekt detoksifikues dhe diuretik, nxisin mirëqenien e traktit urinar dhe ndihmojnë në luftën kundër fryrjes së stomakut.
Nuk kanë kundërindikacione të veçanta dhe mund të konsumohen nga të gjithë, përveç rasteve të intolerancës ose alergjisë.
Një aspekt tjetër që duhet mbajtur parasysh është efekti i tyre hipotensiv, ndaj është mirë të bëni kujdes nëse vuani nga presioni i ulët i gjakut. /FolDrejt/