Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka thënë se nga 19 marsi i këtij viti 809 persona kanë qëndruar në karantinën në Qendrën e Studentëve.
Ai thënë se mbiu 300 veta janë liruar deri tash për të qëndruar në vetizolim, kurse mbi 400 aktualisht ndodhen aty.
Sadiku ka sqaruar se disa prej atyre që po qëndron në karantinën në Qendrën e Studentëve kanë refuzuar që të marrin ushqimin.
“Kur kanë dëgjuar lajmet për testet, disa ka pasë që nuk e kanë pranuar ushqimin që e kemi shpërndarë”, ka thënë Sadiku në Klan Kosova.
“Për këtë e kemi takuar Avokatin e Popullit sot. Të gjithë ata që i bëjnë 14 ditë në karantinë do të lirohen për të qëndruar edhe dy javë të tjera në shtëpi”.
Sipas tij kjo pakënaqësi e të izoluarve ka pasur të bëjë me shqetësimin se mund të vazhdojnë të mbeten aty më tepër se dy javë, kur kanë dëgjuar se ka mungesë të testeve për ta.