Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin beson se presidenti rus Vladimir Putin “ndoshta ka hequr dorë” nga pushtimi i kryeqytetit të Ukrainës, Kievit.
“Putin mendoi se mund të merrte vërtet Ukrainën shumë shpejt, të merrte kryeqytetin shumë shpejt; ai e kishte gabim”, i tha Austin Komisionit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit.
Austin vlerësoi se Putini tani është i fokusuar në jug dhe në lindje të Ukrainës./FolDrejt/