Agjencia bërthamore e Bashkimit Evropian, Euratom, njoftoi sot se nuk ka rrezik të menjëhershëm për prodhimin e energjisë bërthamore në Evropë, në rast se Nigeri redukton furnizimet e tij me uranium.
“Nëse importet nga Nigeri zvogëlohen, nuk ka rreziqe të menjëhershme për sigurinë e prodhimit të energjisë bërthamore në afat të shkurtër,” tha Eruatom, siç raportohet nga Reuters.
Agjencia thekson se vitin e kaluar, Nigeri ishte furnizuesi i dytë më i madh i uraniumit natyror në BE dhe se furnizoi pak më shumë se një të katërtën e stokut për të gjithë Bashkimin, pra 2,975 ton uranium natyror.