Hekuran Murati, ministr i Financave, e ka shfrytëzuar takimin me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar, të Arsimit, Shkenës dhe Kulturës (SBAShK), për ta pyetur sekretarin e sindikatës Ymer Ymerin, nëse është i afërt me partitë politike, shkruan Fol Drejt.
“Për Ymer Ymerin është raportuar që është i afërt me subjektet e caktuara politike, ndoshta mund të na thotë a ka ndonjë afërsi? Nëse e kam këtë siguri nga ana e juaj që ta vazhdoj diskutimin pa më ndaluar fjalën do të vazhdojë” – ka thënë Murati.
“Në Këshillin Grevist ka anëtarë që kanë probleme me ligjin, ka anëtarë që kanë marrëdhënie të afërt me partitë politike në vazhdimësi ato që i potencoi ministrja Nagavci janë marrë parasysh, duke marrë parasysh mos largimin e 2.000 mësimdhënësve që konsideroheshin si tepricë”, tha ai.
Ndryshe Muratit iu ndalua fjala nga kryetarja e këtij Komisioni, Albena Reshitaj, duke i kërkuar atij që të arsyetojë implikimet buxhetore për të dalë nga greva e jo të lëshohet në të tilla fjali./FolDrejt/