Ibtihaj Muhamed është atlete amerikane, e cila, pavarësisht vështirësive, e ka përfaqësuar vendin e saj edhe në kompeticione ndërkombëtare, shkruan Fol Drejt.
Ajo është bërë olimpistja e parë amerikane që garoi me shami (hixhab), duke ia dalë t’i mposhtte paragjykimet.
Në vitin 2016, ndërsa retorika anti-myslimane po fitonte vrull dhe ShBA-të po luftonin me propozimin e kandidatit presidencial të atëhershëm Donald Trump për “ndalimin e muslimanëve”, Muhamedi u ngrit si një avokate për fuqizimin e grave.
Pavarësisht nga paragjykimi në rritje, Muhamedi vazhdoi të fitojë medaljen e bronztë me ekipin e saj në Lojërat Olimpike të Rios.
Në një intervistë për Al Jazeeran, ajo thotë se është krenare për përkatësinë e saj fetare./FolDrejt/