Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti sot është përballur me një interpelancë, ndërsa ka raportuar për situatën e krijuar në veri, pas protestave që shpërthyen në komunat veriore, shkruan Fol Drejt.
Ndër të tjera i pari i qeverisë, iu përgjigj krerëve opozitatë të cilët kërkuan nga ai të jep urdhër për arrestimin e kriminelëve që po veprojnë atje.
“Ju bëtë thirrje që Njësia Speciale të marrë urdhër që të bëjë arrestimin e këtyre kriminelëve dhe unë iu falënderoj për këtë sjellje shtetërore, por për shkak të diskursit tuaj unë duhet t’ua bëjë këtë pyetje shtesë: Arrestimin e këtyre kriminelëve në veri, për të cilin po me inkurajoni, me koordinim a pa koordinim?” – tha Kurti, duke e vënë në krizë seriozitetin e opozitës.
Por Kryeministri Kurti nuk pati pyetje vetëm për Lumir Abdixhikun e Memli Krasniqin, ai pati pyetje edhe për Shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahirin:
“Edhe deputetin Abelard Tahiri e pyes se a me koordinim a pa koordinim, por për këtë e kam edhe një pyetje speciale: a me shurdhues a pa shurdhues? Si po thoni deputeti Tahiri?”, pyeti kryeministri, duke ironizuar me gjuhën e opozitës.
Seanca pritet të vijojë punimet pas orës 3 e 30./FolDrejt/