Temperaturat e larta të verës në të gjithë Evropën Jugore mund të nxisin një ndryshim të qëndrueshëm në zakonet turistike, me më shumë udhëtarë që zgjedhin destinacione më të freskëta ose bëjnë pushimet e tyre në pranverë ose vjeshtë për të shmangur nxehtësinë ekstreme, parashikojnë organet turistike dhe ekspertët, raporton Reuters.
Të dhënat e Komisionit Evropian të Udhëtimit (ETC) tregojnë se numri i njerëzve që shpresojnë të udhëtojnë në rajonin e Mesdheut nga qershori deri në nëntor ka rënë tashmë 10% krahasuar me vitin e kaluar, kur moti përvëlues çoi në thatësira dhe zjarre.
Rritje të ndjeshme të interesit kanë shënuar destinacionet turistike si Çekia, Danimarka, Irlanda dhe Bullgaria./FolDrejt/