Spanja njihet si kundërshtarja kryesore e pavarësisë së Kosovës, në fakt jo se shumë njeh situatën vendore ose se është pro-serbe, por për shkak se e sheh si preçedent dhe rrezik për ndarjen e provincës së saj Katalonia.
Haradinaj sugjeroi që perspektiva e dialogut duhet të udhëhiqet tanimë nga shefja e re gjermane e Komisionit Europian, Ursula van der Leyen – duke anashkaluar 72 vjeçarin Borrell.
“Sa i përket dialogut dhe zgjedhjes së një spanjolli është herët të flasim se ku do të përfundojë dialogu, a do të rikthehet atje ku ishte apo do të kthehet në Komision”, tha Haradinaj.
Spanja, së bashku me Sllovakinë, Greqinë, Qipron dhe Rumaninë janë pesë vendet e Bashkimit Europian refuzojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës.