Turqia dhe Suedia janë përsëri në mosmarrëveshje pasi vendi nordik, së bashku me Finlandën, po tentojnë t’i bashkohen NATO-s, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Bllokada e fundit në negociata erdhi pasi një aktivist i ekstremit të djathtë shkatërroi një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Stokholm.
Turqia, si të gjithë anëtarët e NATO-s, ka një veto mbi kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën. /FolDrejt/