Flokët thinjen kur trupi resht së prodhuari pigmentin melaninë që është përgjegjëse për ngjyrën e flokut.
Bëhet fjalë për një proces natyral që shkon krah për krah me moshën.
Tradita shqiptare i quan flokët e bardhë si shenjë fisnikërie.
Por ata që i mbajnë thinjat, sidomos në moshë të re, duan disa përgjigje se pse u ka ndodhur të zbardhen para kohe.
Përgjigja është: stresi.
Ekspertët thonë se stresi është një nga shumë faktorët që nxit thinjen e flokut.
Një studim i publikur në revistën Nature, të cilit i referohet AgroWeb.org, shpjegon se stresi nxit në organizëm mekanizmin “ lufto ose mbathja” që nëse mbetet aktiv shkakon shumë probleme në organizëm.
Kur njeriu është i stresuar, në organizmin e tij vërehet një prani e lartë e kortizolit por edhe disa ndryshime në sistemin nervor simpatetik.
Ky sistem përbëhet nga shumë nerva të cilat lidhen gjithashtu me çdo fije floku.
Substancat që çlirohen në trup si pasojë e stresit shuan aftësinë rigjeneruese të pigmentimit duke zhveshur flokun nga ngjyra natyrale.
Megjithatë, stresi nuk është i vetmi faktor që nxit thinjen e flokut.
Ekspertët kanë identifikuar disa prej shkaqeve të mëposhtme të zbardhjes së flokëve.
Problemet në ushqyerje
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mungesat e vitaminave B12, zinkut dhe bakrit shkaktojnë shfaqjen e parakohshme të thinjave.
Këto ushqyes ndihmojnë në procesin metabolik që u jep flokëve ngjyrën natyrale.
Faktori gjenetik
Në shumë raste, faji pas shfaqjes së hershme të thinjave qëndron tek faktori gjenetik.
Në këtë rast, thinjat janë realitet i pandryshueshëm.
Ndotja mjedisore
Ndotja e përditshme që rrezikon flokun e dobëson shumë atë.
Këto goditje të njëpasnjëshme shkaktojnë eventualisht zbardhje të tij.
Duhani
Radikalet e lira që prodhohen nga pirja e duhanit shkaktojnë stres oksidues që dobëson prodhimin e melaninës dhe nxit zbardhjen e flokut.
Tiroidja
Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga tiroidja kanë tendencën të thinjen përpara kohe.
Ky problem vërehet kryesisht në rastin e hipertiroidizmit që shoqërohet edhe me hollim të flokut.
Ushqimet më të mira kundër thinjes së flokëve
Ushqimet që hamë, luajnë një rol të rëndësishëm në ngjyrën dhe shëndetin e flokut.
Bajamet
Bajamet duhet të bëhen pjesë e regjimit tuaj ushqimor sepse janë shumë të pasura me vitaminë E, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e flokëve.
Arrat
Arrat janë të pasura me biotinë.
Kjo vitaminë ul numrin e thinjave dhe përmirëson paraqitjen e flokut.
Barishtet
Spinaqi, selinoja, specat, lakra, kastraveci e barishtet janë shumë të pasura me vitamina dhe minerale të cilët ushqejnë flokun dhe pengojnë shfaqjen e thinjave.
Salmoni
Salmoni është shumë i pasur me selenium që ndihmon në prodhimin e hormoneve të dobishme për flokun.
Për më tepër, salmoni përmban proteina të cilat pengojnë thinjen e tij./AW/