Zemra është një organ për të cilin duhet të kujdessesh në çdo moshë. Fundja nuk je kurrë shumë e re apo shumë e moshuar për të treguar kujdes me të. Parandalimi i sëmundjeve të zemrës, falë zgjedhjeve të mençura në jetë, do të jetë masa më shpërblyese që mund të merrni për veten.
Mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja e keqe dhe vese të tjera mund të shkaktojnë dëme afatgjatë në zemrën tuaj të vetme. Në këtë artikull do të mësoni për hapat e thjeshtë që mund të merrni në çdo moshë për mbrojtjen e shëndetit të zemrës.
Të Njëzetat
Mbrojtja e zemrës duhet të fillojë që në të njëzetat. Gjithçka që bëni e që nuk bëni në këtë moshë do të lërë pasoja afatgjata. Në këtë moshë duhet të siguroheni që:
• Të kryeni analiza dhe kontrolle të rregullta mjekësore për shëndetin e zemrës,
• Të mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak,
• Të kryeni aktivitet fizik
• Të mos pini duhan.
Të Tridhjetat
Në këtë moshë, shumë njerëz nuk kanë kohë të shqetësohen për zemrën dhe shëndetin duke e marrë kështu të mirëqenë. Ajo që mund të bëni në këtë moshë është:
• Të ndiqni një regjim ushqimor të shëndetshëm për zemrën,
• Të kaloni më pak kohë në divan e më shumë kohë në lëvizje,
• Të informoheni për historikun familjar të sëmundshmërisë dhe të njiheni me faktorët e rrezikut.
• Të mos pini duhan
• Të tregoni shumë kujdes me stresin.
Të Dyzetat
Nëse deri më tani nuk jeni shqetësuar për zemrën dijeni që siç thotë populli “ më mirë vonë se kurrë.” Nuk jeni vonë për të bërë zgjedhje të shëndetshme dhe ndryshime në stilin e jetesës.
• Kujdesuni për peshën dhe metabolizmin që ngadalësohet në këtë moshë.
• Kontrolloni nivelin e sheqernave në gjak.
• Shkon në palestër ose kryeni më shumë aktivitet fizik,
• Kujdesuni për gjumin dhe jini të vëmendshëm ndaj gërrhitjes. Kjo mund të tregojë probleme me frymëmarrjen dhe të kontribuojë në rritjen e tensionit dhe problemeve me zemrën.
Të Pesëdhjetat
Kapërcimi i këtij pragu ka një ndikim të fortë në shëndetin e zemrës. Gjasat janë që në këtë moshë të jeni prekur nga tensioni i gjakut, kolesteroli i lartë, ose diabeti, të cilat rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Në këtë moshë ju duhet të:
• Ushqeheni shëndetshëm,
• Informoheni mirë për shenjat paralajmëruese të atakut në zemër dhe ishemisë,
• Kujdesuni të merrni ilaçet me përpikmëri,
• Të mos pini duhan,
• Të kryeni aktivitet fizik
Mbi të Gjashtëdhjetat
Në këtë moshë rreziku i sëmundjeve të zemrës është më i lartë. Ndaj, njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të përpiktë me analizat mjekësore dhe medikamentet. Njerëzit duhet të:
• Kujdesen për peshën,
• Të ushqehen shëndetshëm,
• Të pijnë ujë mjaftueshëm,
• Të kryejnë aktivitet fizik.
• Të informohen për shenjat paralajmëruese të atakut në zemër dhe ishemisë,
Kjo e fundit është shumë e rëndësishme dhe mund të shpëtojë jetë./AgroWeb