Në media qarkulloi lajmi se Mbappe do të përpiqet të largohet nga PSG në janar, ani pse ky lajm më vonë u demantua nga drejtori sportiv i klubit francez.
E në anën tjetër, dihet historia e Mbappes dhe klubit spanjoll, Real Madrid, të cilët kishin shprehur interesimin sezonin e kaluar që ta transferojnë Mbappen, ndërkohë që ky i fundit zgjati kontratën me parizienët.
E tani, bëhet e ditur se lojtari francez nuk do të transferohet në Real Madrid.
Madje, sipas El Chiringuitos, sulmuesi i PSG-së nuk është përfshirë në planet e klubit madrilen./FolDrejt/