Një tekst dyfaqësh, ka thënë, Kryeministri Albin Kurti, përfaqëson vizionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Fol Drejt.
Kryeministri ka thënë se ai është mbështetur në modelin e Kroacisë për pakicat kombëtare, për disa arsye, e ndër to, edhe ajo sepse edhe ky vend ballkanik ka dalë nga luftërat e ish Jugosllavisë.
Këtë përgjigje Kryeministri Kurti e ka dhënë gjatë seancës së sotme parlamentare.
Kurti ka rikujtuar pikë për pikë etapat e dialogut që kanë pasur të bëjnë me këtë pikë. Ai e ka quajtur çështje të hapur “edhe për Brukselin”.
Ai është nxitur të flas për Asociacionin nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Arjeta Musliu Shoshi.
“Në takimin e fundit më 2 maj, unë kam prezantuar draft vizionin”, që sipas tij, tregon gjithë vizionin e qeverisë për këtë çështje./FolDrejt/