Takimi i paralajmëruar qysh mbrëmë ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti dhe krerëve të sindikatave në Kosovë, për ta zhbllokuar situatën e shmangur grevën, po dështon.
Të paktën kështu thonë burime të brendshme të Fol Drejt.
Sipas këtyre burimeve, një ndër arsyet është edhe mosndryshimi i qëndrimit të Qeverisë Kurti në raport me kërkesat e sindikatave.
Kryeministri i ka ftuar sindikalistët për t’iu thënë “merreni ose leni” ofertën që e ka ofruar qeveria nëpërmjet pakos së fundit të ndihmave, kundër inflacionit.
Për këtë, nuk duket se do të ndryshojë asgjë, as pas këtij takimi.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse do të zhbllokohet situata.
Përndryshe takimi ka më shumë se sa një orë që ka filluar, ndërsa dialogu vazhdon./FolDrejt/