Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

A po e financojnë ende luftën ruse kompanitë perëndimore?

2 vjet më parë
in BOTA
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kompanitë amerikane dhe gjermane ishin taksapaguesit më të mëdhenj të huaj në Rusi në vitin 2022. Ç’do të thote ajo?

Taksapaguesit më të mëdhenj të huaj në Rusi janë nga SHBA dhe Gjermania. Kompanitë amerikane dhe gjermane janë ende duke financuar në mënyrë indirekte shtetin rus, pavarësisht nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. Ky është mesazhi i studimit të Shkollës Ekonomike të Kievit (Kiew School of Economics). Sipas ekonomistëve ukrainas, më shumë se dy të tretat e kompanive gjermane që ishin aktive në Rusi para luftës janë ende të përfaqësuara atje – gjithsej 262 kompani.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Në analizën e tyre të publikuar me titullin “The Business of Staying”, ekonomistët u bëjnë thirrje kompanive perëndimore të largohen nga Rusia sa më shpejt të jetë e mundur dhe besojnë se “shtetet duhet të vendosin masa parandaluese si gjobat, kufizimet në aksesin në kontrata dhe përjashtimin nga prokurimet publike”.

Biznesi me duhan, mallra konsumi dhe makina po lulëzon

Bizneset më të shpeshta janë ato me cigare, mallra konsumi, si ushqime, artikuj higjienikë ose prodhime të tjera të përditshme, dhe makina me të cilat kompanitë e huaja arritën shitjet më të larta në Rusi në vitin 2022.

Duke parë listën e kompanive aktive në Rusi, shfaqen emra të njohur si Philip Morris, Japan Tobacco, Pepsi, Danone, Mars, Procter & Gamble dhe koncerni gjerman Metro. Përveç Metro, në listën e dhjetë kompanive të huaja me xhiro më të madhe dhe taksapagues të mëdhenj nuk ka asnjë kompani tjetër gjermane.

Ndërsa prodhuesit kinezë të makinave Chery, Haier, Geely dhe Haval ishin ndër dhjetë kompanitë e huaja me rritjen më të madhe të shitjeve në 2022.

Sipas studimit, kompanitë e huaja në Rusi në vitin 2022 arritën shitje prej 214 miliardë dollarësh dhe një fitim prej 14 miliardë dollarësh. Sipas llogaritjeve të autorëve të studimit, ata u paguan autoriteteve tatimore ruse 3,5 miliardë dollarë taksa. Duke bërë këtë, ata “kontribuan në financimin e luftës së Kremlinit”, shkruajnë autorët.

Vetëm kompanitë me bazë në BE gjeneruan një xhiro prej 75 miliardë dollarësh në vitin 2022 dhe paguan 594 milionë dollarë taksa të korporatave.

Dy të tretat e të gjitha taksave mbi të ardhurat e korporatave nga kompanitë e BE-së aktive në Rusi në 2022 lidhen me kompanitë gjermane. Qarkullimi i tyre vitin e kaluar ishte 23 miliardë dollarë, ndërsa në Rusi ata paguanin 402 milionë dollarë tatim fitimi.

Ekonomistët e Kievit i bazojnë llogaritjet e tyre në të dhënat e kompanive dhe informacionet nga burimet zyrtare ruse.

Megjithatë, studimi pranon se në rastin e të gjitha aktiviteteve të shqyrtuara, bëhet fjalë për biznese të ligjshme që nuk preken nga sanksionet. Këtë e argumentojnë edhe kompanitë perëndimore. Biznesi ynë me Rusinë “përmbush plotësisht kërkesat e sanksioneve të BE”, tha në një deklaratë gjigandi gjerman i shitjeve me pakicë Metro.

Shifrat reale vetëm në vitin 2023

Michael Harms, drejtor i përgjithshëm i Komitetit Lindor të Shoqatës Gjermane të Biznesit, tha për DW se shumë kompani gjermane janë larguar nga tregu rus ose janë në proces të tërheqjes. Kjo veçanërisht prek kompanitë e mëdha me të ardhura të larta. Dy prodhues makinash, Volkswagen dhe Mercedes Benz, kanë shitur biznesin e tyre rus.

“Por tërheqja nga tregu kërkon kohë dhe qëndrueshmëri. Marrëdhëniet ekonomike gjermano-ruse kanë ndryshuar tashmë në mënyrë dramatike. Në vitin 2022, eksportet gjermane në Rusi pothuajse u përgjysmuan. Ndërsa importet nga Rusia kanë rënë madje me 90 për qind që nga fillimi i vitit 2023. Sigurisht, këto të dhëna nuk janë ende të dukshme në statistikat e vitit 2022”, vëren Harms.

Të ardhurat e Rusisë ka të ngjarë të jenë edhe më të larta

Këto 3.5 miliardë dollarë që kompanitë e huaja derdhën në arkat e Vladimir Putin në emër të taksave, megjithatë nuk janë të gjitha. Autorët e studimit theksojnë se shteti rus përfiton nga tatimi mbi të ardhurat që u paguhet punonjësve të kompanive të huaja, por edhe nga të ardhura të tjera si tatimi mbi vlerën e shtuar. “Kjo është vetëm maja e ajsbergut dhe ndoshta një nënvlerësim domethënës i shpenzimeve totale të taksave,” shkruajnë autorët ukrainas të studimit.

Sa të rëndësishme janë miliardat e taksave?

“Shumë analistë perëndimorë supozojnë se Putini po bën miliarda në tregtinë e jashtme për të financuar pushtimin e Ukrainës, falë çmimeve të larta të mallrave, sanksioneve të dobëta perëndimore dhe shmangies së sanksioneve,” tha Jeffrey Sonnenfeld, një ekonomist në Universitetin Yale në SHBA, në një gazetë me 30 qershor.

Megjithatë, për shkak të kufizimit të çmimit të naftës nga komuniteti ndërkombëtar, të ardhurat janë në rënie të madhe. Fitimet nga eksportet e naftës mund të mbulojnë më së shumti kostot e prodhimit, shkruan Sonnenfeld. “Çmimet e energjisë si nafta dhe gazi natyror janë më të ulëta sot sesa ishin para pushtimit, sikur edhe edhe çmimet e grurit, drurit, metaleve dhe pothuajse çdo malli tjetër që prodhon Rusia.”

Shpesh neglizhohet se Putini financon pushtimin e tij në Ukrainë jo vetëm duke “eksportuar lëndë të para në vendet fqinje ose duke shmangur sanksionet, por edhe duke ngrënë vetë ekonominë ruse”, thekson Sonnenfeld. Ai tregon vlerësimet e analistëve se lufta në Ukrainë po kushton Kremlini rreth një miliard dollarë në ditë.

Si një diktator autoritar me akses në më shumë se 70 për qind të ekonomisë ruse, Putini nuk do t’i mbetet kurrë pa para, argumentoi Sonnenfeld në një artikull të Time, të cilin ai e shkroi bashkë me kolegun e tij nga Yale, Steven Tian. Putini gjithmonë mund “të gjejë para nën divan (…) ose të zhvat para për një sanduiç nga fëmijët e tjerë (d.m.th. nga oligarkët) gjatë pushimit të madh në shkollë”, shkruajnë ekonomistët amerikanë nga Yale për aftësitë financiare të Putinit./DW/

Tags: lufteUkraina
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Mid’hat Frashëri dhe historitë e tij të dashurisë

Lajmi tjetër

Alizoti: Për çfarë e bënë turin në Ballkan Edi Rama? Për të treguar se është djali më seksi në Ballkan?

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM