Aurelien Tchouameni i është përgjigjur spekulimeve se Franca është më e lumtur pa Karim Benzema në skuadrën e saj për Kupën e Botës.
Fituesi i Topit të Artë Benzema u përjashtua nga Kupa e Botës 2022 pasi pësoi një dëmtim në kofshë në stërvitje. Kapiteni i Uruguait, Diego Lugano, ka thënë se Les Bleus janë më të lumtur pa sulmuesin në skuadër, gjë që ka provokuar një përgjigje të fortë nga shoku i skuadrës së Benzema-s, Real Madrid dhe Francës, Tchouameni.
“Grupi është mirë, të gjithë po jetojmë mirë së bashku dhe doja të flisja për diçka që pamë për largimin e Karim Benzemas, për këtë informacion që ndihemi më mirë pasi ai nuk është këtu”, u tha ai gazetarëve.
“Kjo është krejtësisht e rreme, sepse edhe kur ai ishte ende me ne, gjërat po shkonin mirë. Të gjithë jemi ndjerë të trishtuar për dëmtimin e tij. Në çdo rast, ajo që mund t’ju them është se që kur kemi ardhur, gjërat kanë shkuar shumë mirë mes nesh.”, është përgjigjur tschouameni.
Franca është pa një mori lojtarësh kyç në Kupën e Botës 2022, me Benzeman që i bashkohet Paul Pogbas dhe N’Golo Kantes si mungesa. Lucas Hernandez gjithashtu është larguar detyrimisht pas një dëmtimi të rëndë në gju, por Franca ka bërë përshtypje pavarësisht mungesave. Les Bleus kanë fituar të dyja ndeshjet e tyre në grup deri më tani për t’u bërë skuadra e parë që kualifikohet në fazat e eliminimit./FolDrejt/
NE TRE FOTO: