Destinacioni i ardhshëm i yllit të PSG-së dhe Argjentinës, Lionel Messi, varet shumë nga fitimi i tij në Kupën e Botës këtë dimër.
Megjithatë, sipas El Nacional , legjenda e futbollit i ka thënë ish-klubit të Barcelonës, se ai nuk do t’u bashkohet atyre verën e ardhshme, pavarësisht nga rezultatet e turneut, shkruan Goal, transmeton Fol Drejt.
Raporti thotë se nëse Messi do të fitonte Kupën e Botës, ai do të transferohej te Inter Miami në MLS për disa sezone përpara se të pensionohej. Nëse ai do të dështonte në detyrën e tij, ai do të zgjatej me PSG-në edhe për një vit deri në vitin 2024, me shpresën për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve./FolDrejt/