Interi po shqyrton shitjen e portierit Andrea Onana, i cili kërkohet nga Manchester United, shkruan Gazzetta dello Sport.
Mediat italiane raportojnë se klubi i Milanit është gati të shesë kamerunasin 27-vjeçar, i cili sipas Transfermarkt kap vlerën e 35 milionë eurove, me synimin për të mbledhur para për të blerë Romelu Lukakun nga Chelsea.
Kujtojmë se Lukaku sezonin e kaluar e kaloi si huazim te Interi, por nuk ishte në formë shumë të mirë si vitet e kaluara, kryesisht për shkak të dëmtimeve.
Gazzetta pretendon se Hugo Lloris i Tottenham dhe Keylor Navas i Nottingham Forest janë zëvendësues të mundshëm të Interit për Onanan, përcjell Fol Drejt.