Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka dhënë fjalën e saj sa i përket propozimit të ministrit të mbrojtjes, Anton Qunit, që tha sot në seancën e Kuvendit se do të tërheqin mocionin nëse Agim Veliu kthehet në pozitë, raporton Gazeta Express.
Se LVV ende nuk ka qëndrim për këtë temë, ka deklaruar deputeti i kësaj partie, Mefail Bajqinovci.
Ai ka shkruar në Facebook, se çka do që shkruhet tjetër në media, janë spekulime mediale.
“Të gjitha janë spekulime mediatike: VV-ja ende nuk e ka dhënë fjalën e vet për atë që e propozoi ministri Quni”, ka shkruar ai.
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni në fjalën e tij në seancën e mocionit të mosbesimit e ka lutur kryeministrin Kurti që të ndryshojë mendje lidhur me shkarkimin e Agim Veliut brenda një ore pauzë në mënyrë që të mos rrëzohet qeveria.