Eden Hazardi u largua nga Real Madrid një vit para përfundimit të kontratës.
Dështimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, i paguar sipas Transfermarkt 115 milionë euro, që nga viti 2019 dhe transferimi nga Chelsea, ai ka luajtur vetëm 76 ndeshje, ka shënuar shtatë dhe ka asistuar 12 gola për madrilenët. Ai tashmë ka dy opsione.
Sipas Marca, ai ose do të tërhiqet ose do të vazhdojë karrierën e tij në MLS, ku po e thërret Vancouver. Me sa duket, ai ende nuk ka vendosur se çfarë të bëjë. Pas sulmuesit 32-vjeçar është një sezon i dështuar totalisht në aspektin individual me gjithsej 10 paraqitje për Realin dhe më pak se 400 minuta lojë, transmeton Fol Drejt.