Marcelo luajti ndeshjen e fundit me Real Madrid ndaj Liverpool, teksa do të largohet nga “Los Blancos” si lojtari që ka fituar më shumë trofe me fanellën e bardhë.
Në “Stade de France” lojtari brazilian fitoi trofeun e 14-të të Champions League me madrilenët si asnjë lojtarë më parë, duke hyrë kështu edhe në historinë e Real Madrid.
“Është një moment shumë i bukur. Kur je kapiten i parë, ëndërron të ngritësh kupën dhe unë jam bërë i vetmi brazilian që ngriti një Ligë të Kampionëve si kapiten i Real Madridit.
Emocioni është brutal, ishte ndeshja ime e fundit me Real Madridin. Por, jam shumë i lumtur. Nuk është ditë trishtimi, po largohem me shumë gëzim, falënderues ndaj tifozëve dhe netët magjike që kam përjetuar në Bernabeu”, deklaroi braziliani.
Marcelo do t’i thotë zyrtarisht lamtumirë tifozëve Los Merengue këtë të diel në festën zyrtare të skuadrës në Madrid, e cila do të përfundojë në Fuente de la Cibeles, vendi tradicional i titujve të klubit mbretëror.
Rekordi i Marcelos me Real Madridin vlen sa 25 tituj zyrtarë me ekipin Merengues, ku 13 janë në Spanjë dhe 12 në nivel ndërkombëtar./abc/