Italia synon të rihapë ambasadën e saj në Kiev menjëherë pas Pashkëve, tha sot ministri i Jashtëm Luigi Di Mayo.
“Ne ishim të fundit që u larguam nga Kievi dhe do të jemi ndër të parët që do të kthehemi”, tha Di Mayo pas një takimi në Ministrinë e Jashtme për të diskutuar luftën në Ukrainë, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Ai gjithashtu deklaroi se në të njëjtën kohë, presioni diplomatik ndaj presidentit rus Vladimir Putin duhet të intensifikohet, gjë që do ta “sillte atë në tryezën e bisedimeve dhe do të siguronte një armëpushim”, sipas agjencisë britanike./FolDrejt/