Diplomatët amerikanë mund të kthehen në Ukrainë që në fillim të kësaj jave, njoftuan zyrtarë të këtij shteti.
Është konfirmuar për mediat se Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin i kanë njoftuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky kthimin e diplomatëve amerikanë gjatë vizitës së djeshme në Kiev.
Presidenti amerikan Joe Biden duhet të emërojë sot zyrtarisht Bridget Brink si ambasadore të SHBA-së në Kiev, e cila aktualisht është ambasadore e SHBA në Sllovaki, shkruan Reuters, duke cituar një burim të mirëinformuar në administratën amerikane, transmeton FolDrejt.