Lideri i PDK, Kadri Veseli, ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Kjo ka hedhur dyshime për rrëzimin e qeverisë ose mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, informon foldrejt.com.
Kadri Veseli, pati deklaruar se është pro idesë që taksa 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës të pezullohet, nëse do të ishte e nevojshme që t’i hapte rrugë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Përpos kësaj, Veseli e ka akuzuar partnerin e koalicionit, kryeministrin Ramush Haradinaj, se komunikimi i tij me Amerikën nuk po dallon me komunikimin që ka me Serbinë.
Deklaratave të Veselit u është kundërpërgjigjur Haradinaj, duke u shprehur se përveç vendosjes së taksës ai kishte guxuar t’u thotë “Jo” të gjithë atyre që kishin bërë plane për ndarjen e Kosovës.
Këto përplasje njohësit e çështjeve politike i shohin si sinjale për rrëzim të Qeverisë nga ana e PDK-së dhe shkuarje të vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pasi akuzat ndodhin pikërisht në kohën kur opozita kërkon zgjedhje të parakohshme./Foldrejt.com