Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është përplasur një komentues në Facebook, i cili e akuzon se po u bën pasaporta serbe shqiptarëve të Kosovës dhe më pas i dërgon për të punuar në Kazakistan.
“A po jav ban hala shiptarve pasaportat e serbise per mi qu ne Kazakistan me punu allahile”, ka komentuar qytetari.
Këtij komenti Pacolli i është përgjigjur duke thënë se punëtorët kosovarë kanë pasaporta të Kosovës.
“Punëtoret kosovarë, te gjithë kane pasaporta te Kosoves. E ti…po del qe po shpief, nuk kam çka te bej…”, i është përgjigjur Pacolli.
Kujtojmë se shqiptarët e Kosovës që aktualisht gjenden në Afganistan kanë kërkuar ndihmë nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, për evakuim pas trazirave të fundit atje. Këtë ka konfirmuar edhe Naim Murseli, këshilltar i Pacollit.
Pacolli që ka kompani me punëtorë kosovarë në Kazakistan ka shprehur shprehur gatishmërinë e tij që t’ju dalë në ndihmë të gjithë atyre që kërkojnë të kthehen nga Afganistani për në Kosovë.
“Aktualisht nuk kemi punëtorë atje, por ka kosovarë që janë lajmëruar tek zotëri Pacolli dhe kanë kërkuar ndihmë për evakuim nga Kabuli. Pacolli ka kërkuar informata shtesë dhe të njëjtit janë kosovarë që punojnë në institucione të huaja në Afganistan. Ai ka shprehur gatishmërinë e tij për t’i ndihmuar në evakuim”, ka deklaruar Murseli.