Në raportin e Komisionit të Mbrojtjes të Parlamentit Suedez, thuhet se nuk mund të përjashtohet një sulm ushtarak rus në Suedi, njoftoi shërbimi publik suedez SVT, duke cituar burime të paidentifikuara.
Sipas Reuters, në raportin parlamentar, i cili duhet të publikohet sot, thuhet se, pavarësisht se forcat tokësore ruse janë të “lidhura” në Ukrainë, nuk mund të përjashtohet mundësia e një lloji tjetër sulmi ushtarak ndaj Suedisë.
Rusia gjithashtu ka ulur më tej pragun e saj për përdorimin e forcës ushtarake dhe po tregon një oreks të lartë politik dhe ushtarak për rrezik. Aftësia e Rusisë për të kryer operacione me fuqi ajrore, fuqi detare, armë me rreze të gjatë ose armë bërthamore kundër Suedisë mbetet”, thuhet në raport, traqnsmeton Fol Drejt.