Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
Por, pasdite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.
Do të ketë vranësira konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje afatshkurta të përcjellura me bubullimë. Në zona të kufizuara mund të bie breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.