Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se kryeministri Albin Kurti u tall me qytetarët e Kosovës kur tha se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë ka qenë i lirë aq sa nuk e kanë ditë sa janë duke e paguar.
“Unë po e pyes zotërinë kryeministër se a e ka ditë ky në vitin 2019 kur në fushatë zgjedhore e deklarohej se çmimi i rrymës është i shtrenjtë dhe sapo të vinte në pushtet do ta ulte çmimin e energjisë elektrike?”
“A e ka ditur që paska qenë çmimi i lirë kur i njëjti kryeministër sa ishte në opozitë në vitin 2015 i mori gjithë popullin e i vendosi e u printe protestave duke i akuzuar të gjitha qeveritë me radhë për çmim të lartë të energjisë elektrike?”
“A turpnohet pak Albin Kurti sot nga këto deklarata të cilat mua si deputete e disa legjislaturave më bëjnë të skuqem”?
Deliu u shpreh e befasuar nga Kurti i cili sipas saj është transformuar në dikë krejt tjetër prej atij që ishte në opozitë.
“Qysh mundet një njeri të tjetërsohet deri në atë masë saqë sot t’i përpijë të gjitha ato qëndrime të cilat i ka thënë në këtë parlament për vite me radhë”