Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se koalicionet që janë bërë nga ky subjekt me PDK-në në Gjilan dhe Podujevë nuk janë diskutuar në nivelet e larta partiake.
“Koalicionet në nivel lokal kanë ndodh në raport me qendrat e degëve. Nuk ka pasë diskutime në nivel qendror. S’ka pasur diskutime për to”, është shprehur ajo.
“Koalicionet janë reflektim i programeve për katër vjetët e ardhshme dhe ndryshimet që kanë ndodhur. Është dinamikë e ngjarjeve në nivel lokal sesa në nivel qendror”.
Kusari-Lila në Rubikon ka folur edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas saj Serbia nuk ka vullnet të vazhdohet procesi për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen atje në pranverë.