Anna Lind, ish-ministre e punëve të jashtme të Suedisë, e cila konsiderohej si mbështetëse e Kosovës dhe Shqipërisë, është vrarë para 20 viteve nga Mijailo Mijailoviq, i lindur në Suedi nga prindër serbë.
Më 10 shtator 2003, ndërsa bënte pazar në seksionin e grave të dyqanit Nordiska Kompaniet në qendër të Stokholmit, Lindh u godit me thikë në gjoks, bark dhe krahë. Në atë kohë, ajo nuk mbrohej nga truprojat e Shërbimit Suedez të Sigurimit; kjo doli e diskutueshme, duke pasur parasysh ngjashmërinë midis vrasjes së Lindh dhe asaj të kryeministrit Olof Palme në 1986 (vrasja e parë e një anëtari të qeverisë në historinë moderne suedeze).
Ylva Anna Maria Lindh, lindi me 19 qershor 1957, e cila dyshohet, ndër të tjera, se u vra edhe për shkak se i dha mbështetje të madhe NATO-s për ta bombarduar Serbinë, ajo u vra me 10 shtator 2003 nja një serb. Ai ishte kirmneli Mijailo Mijailoviç, i cili para 16 viteve, pikërisht më 10 shtator ka vrarë ministren e Jashtme të Suedisë, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch, përcjell Fol Drejt.