Sheqerim Ahmedi i njohur me nofkën “El Cheka” ka publikuar një fotografi ku shihen dy kufoma me veshje ushtarake dhe armë të gjata.
Sipas “El Chekës”, viktimat në këtë fotografi janë Mirsad Ndrecaj dhe Samid Kastrioti. El Cheka e ka publikuar fotografinë për të shpjeguar mënyrën se si janë vrarë pjesëtarët e Grupit të Kumanovës, pasi që ka shumë spekulime ku thuhej se Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj (dy personat kryesorë të Grupit të Kumanovës) janë vrarë nga ushtria maqedonase pasi që janë dorëzuar.
“Dëshmorët Mirsad Ndreca dhe Samid Kastrioti. Foto e cila del për her të par ne Opinion. Mirsad Ndreca komandant “Nato” i vrar gjat luftimeve dhe jo pasi u dorzua si që than patriotët e facebookut. Tek Mirsadi nuk egzistonte fjala “Dorzim”, ai luftoi deri momentin e fundit të jetës së tij ashtu si që bënte gjithmon bashk me shokët e tij. Afër trupit të Mirsadit është trupi i dëshmorit Samid Kastriotit. Lavdi dhe respekt për ata burra që u ndodhën në Lagjen e Trimave” ka shkruar El Cheka në Facebook.
Fotografia e publikuar nga “El Cheka” ku pretendohet se viktimat janë Mirsad Ndrecaj dhe Samid Kastrioti, pjesëtarë të Grupit të Kumnovës që humbën jetën në incidentin e 9 dhe 10 majit të viti 2015.