Shefi i grupit parlamentar nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka shtuar se qeveria nuk ka nevojë të lëshojë pe e as të marrë pozicione në dëm të Kosovës.
““Qeveria nuk ka nevojë të lëshoj pe e as të merr pozicione në dëm të Kosovës. Është e nevojshme që si grupe parlamentare ta trajtomë më seriozisht situatën në veri. Targat si një vendim puro teknik na është kthyer në problem të sigurisë në vend”, ka thënë Tahiri.
“Dorëzimi i mandateve nga Lista Serbe është shumë problem, tani KQZ duhet të trajtojë në listë njerëzit tjerë. Kuvendi nuk do ti ketë 120 deputetë dhe do të kemi vakum kushtetues të cilin do të duhet ta interpretoj Kushtetuesja”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, i pyetur se nëse kjo situatë çon drejt zgjedhjeve, Tahiri ka thënë se nuk mund ta thotë nëse po shkohet në zgjedhje, “çështja është ndërlikuar shumë që ndoshta zgjedhjet do të ishin zgjidhje”, ka thënë Tahiri./FolDrejt/