Pas refuzimit të PDK-së për të marrë pjesë në adresimin vjetor të presidentes Osmani, njëjtë pritet të reagojë edhe AAK.
Me anë të një postimi në Facebook, grupi parlamentar i AAK-së, ka bërë të ditur se refuzojnë të marrin pjesë në adresimin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Ky refuzim i tyre vjen si pasojë e dështimit të presidentes për t’i përmbushur obligimet e saj si presidente e vendit, për të përfaqësuar unitetin e popullit.
“Në shumicën e rasteve është në shërbim të kryeministrit, në funksion të agjendës së tij”, thuhet mes tjerash në njoftimin e kësaj partie./FolDrejt/