Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të marrin pjesë në seancën e nesërme, të thirrur nga kryeministri Albin Kurti për të diskutuar për synimin e Serbisë për të mbajtur një referendum në Kosovë.
Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi për media në AAK, Lulëzim Blaka.
Në kërkesën e Kurtit thuhet se diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Kosovës për këtë çështje.
Liderët e opozitës kanë dalë kundër organizimit të referendumit në Kosovë, njofton Klankosova.tv.
Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se ky subjekt politik nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme.
Klankosova.tv është duke pritur një përgjigje edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nëse do të marrin pjesë nesër.