Njeriu i dytë më i rëndësishëm në Lëvizjen Vetëvendosje ka thënë se do të ishte mirë që vendi të shkojë në zgjedhje.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vlerësuar se nëse ka vullnet të partive pse të mos shkohet në zgjedhje.
Por, a janë të gatshëm opozita për zgjedhje?
Për Front Online ka folur deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj
jo ka thënë se AAK-ja janë duke punuar në terren për këtë çështje.
“Në shkurt bëhen tri vjet që nga koha e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale, do të thotë do të jetë vit zgjedhor edhe ashtu sepse do të hyjmë në vitin e katërt. Ajo që po potencohet dhe po thuhet po Aleanca është duke punuar në terren, janë duke punuar të gjithë aktivistët, takime me struktura, pra jemi të gatshëm për zgjedhje”, është shprehur deputetja Kadrijaj.