Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbledhur e dorëzuar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Arsyeja pse AAK e ka bërë këtë është shtrenjtimi i energjisë elektrike, transmeton Fol Drejt. AAK bashkë me partitë e tjera opizitare, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë mbledhur gjithsej 40 nënshkrime.
Duhet theksuar se pikërisht pse nuk ishte bërë pjesë e rendit të ditës shtenjtimi i rrymës, gjatë ditës së djeshme LDK dhe PDK e kanë lëshuar sallën. Seanca e re plenare pritet të mbahet sot rreth orës 11:00./FolDrejt/