Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk përkrah ndryshimin e Kodit Civil me anë të së cilit personat e së njëjtës gjini do të mund të martoheshin.
“Grupi parlamentar i AAK-së do te votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili përmban edhe pjesën sipas të cilës do të lejoheheshin martesat brenda së të njëjtës gjini”, ka deklaruar shefi i grupit parlamentar, Besnik Tahiri, transmeton Klankosova.tv.
“Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohshëm”.