Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Kryesia e kësaj partie sot ka mbajtur mbledhje, para takimit që kryeministri Albin Kurti do të zhvillojë me palën serbe në Bruksel.
Haradinaj ka thënë se nga Kryesia është kërkuar vazhdimi i agjendës së dakorduar me sekretarin e Shtetit Antony Blinken, drejt përmbylljes së dialogut për njohje reciproke me Serbinë.
Po ashtu Kryesia e Aleancës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në takimin e radhës në Bruksel, të mos ketë kthim prapa, e të mos diskutohet për çështje teknike, por të ndiqet agjenda e marrëveshjes finale me Serbinë./21Media