Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me kryetarin e degës së Obiliqit të kësaj partie dhe me kolegë të kësaj dege.
Siç njofton Haradinaj, gjatë këtij takimi kanë diskutuar për aktualitetin politik dhe zhvillimet në këtë degë.
Për më tepër, gjatë këtij takimi Haradinaj ka bërë të ditur se u mor vendim që Agim Preniqi të nominohet si kandidat për kryetar komune në këtë qytet në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Në selinë qendrore të Aleancës, së bashku me kolegët nga dega e Obiliqit në krye me kryetarin e degës, z. Ali Krasniqi, biseduam për aktualitetin politik dhe për zhvillimet në këtë degë me rëndësi të madhe për AAK-në. Në këtë takim, z. Agim Preniqi mori besimin e kryesisë së degës së AAK-së në Obiliq për t’u nominuar kandidat për kryetar komune në këtë qytet në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kolegu Preniqi ka një përvojë të admirueshme menaxheriale në sektorë të ndryshëm.
Suksese të përbashkëta!”, është shprehur Haradinaj./FolDrejt/