Më herët u raportua se në orën 14:30 pritet të mbahet takimi i presidentes Osmani me partitë politike, mirëpo nga AAK kanë refuzuar që të marrin pjesë në takim.
AAK vlerëson se zgjedhjet duhet të shtyhen ngaqë nuk është momenti i përshtatshëm për mbajtjen e tyre.
Këtë e ka bërë të ditur Kushtrim Xhemaili, zëdhënësi i AAK-së për klankosovën, transmeton Fol Drejt.
“Qëndrimi i AAK-së për zgjedhjet në veri është që ato të shtyhen sepse kemi vlerësuar se nuk është momenti i përshtatshëm për mbajtjen e tyre. Këtë qëndrim e kemi bërë publik tash e sa ditë. Duke pasur parasysh këtë qëndrim, nuk e vlerësojmë të nevojshme pjesëmarrjen e AAK-së në takim me Presidenten”, i ka thënë Xhemaili klankosovës./FolDrejt/
Presidentja Osmani takon partitë politike për zgjedhjet në veri