Grupi parlamentar i AAK-së ka reaguar pas protestës së sotme të sindikalistëve.
Përmes një reagimi në Facebook, AAK thotë se protesta e sindikalistëve ishte një mesazh ndaj Qeverisë që ta kalojë Ligjin e Pagave sa më parë.
“Protesta e mësimdhënësve ishte mesazh i qartë për Qeverinë se Ligji i Pagave duhet të kalojë sa më parë. Në një situatë ku kemi ngritje enorme të çmimeve në vend dhe përkeqësim të gjendjes sociale, shumë familje me vështirësi ia dalin ta mbushin shporten elementare të konsumit”.
Tutje në reagimin e AAK-së thuhet se përcaktimi i pagës minimale dhe miratimi i Ligjit për Paga “janë çështje që duhen trajtuar me urgjencë nga kjo qeveri”.