AAK, përmes shefit të grupit parlamentar, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se do ta bojkotojnë procesin e votimit të çfarëdo marrëveshjeje.
Ky bojkotim i tyre është i lidhur me çështjen e pagave në arsim, teksa dihet se ende nuk është bërë ekzekutimi i tyre, transmeton Fol Drejt.
Besnik Tahiri, ka bërë me dije se partia politike që ai përfaqëson në Kuvend, nuk do ta votojë asnjë marrëveshje derisa ende vazhdon mosekzekutimi i pagave në arsim./FolDrejt/