Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu ka thënë se duhet të merret iniciativë për zgjidhjen e statusit të të plagosurve të demonstratave para vitit 1999.
Sipas saj, qeveria duhet që me urgjencë të fillojë ndryshimin e ligjit
“Para periudhës së luftës 1999 janë plagosur gjatë demonstratave të organizuar në Kosovë, rredh 200 qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe ata sot janë të lënë anash nga shteti i tyre, prandaj Qeveria e Kosovës duhet të filloj me urgjencë ndryshimin e ligjit që të përfshihet edhe kjo kategori” tha ajo.
Kuvendi i Kosovës ndërkohë është duke vazhduar me seancën e re plenare.