Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës.
Abazi ka thënë se Mimoza Kusari-Lila dhe Armend Muja janë deputetët më të korruptuar të partisë në pushtet, përcjell Fol Drejt.
Sipas tij këta të dy kanë qenë ndërtues të korrupsionit brenda institucioneve brenda 20 vjetëve.
“Shumë me rëndësi është ku mbeti guximi i VV-së me u kthy në viktima sa herë keni nevojë, fjalimet e juaja janë viktimizuese. Kur konvenon sulmohet prokuroria e gjyqësia, e në anën tjetër thotë lërjani prokurorisë këtë punë. A është prokuroria që i kryen puntë, a nuk i kryen puntë?
Armend Muja është njeri më i korruptuar në grupin parlamentar, është me vepër penale për korrupsion të akreditimit të universiteteve. Nuk ndërtohet standardi me njerëz të korruptuar si Mimoza Kusari e Armend Muja. Kanë qenë ndërtuesit e korrupsionit e kriminalitet brenda institucionit për 20 vjet”, u shpreh Abazi në kuvend./FolDrejt/